E Enjte, 29 Tet 2026
LAJMET13 Tet 2026

Ligji për Specialen ende nuk ka mbërritur te Presidentja, afati për veprim është tetë ditë

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar ende nuk i është përcjellë Presidencës së Kosovës, ndonëse Kuvendi e miratoi më 6 tetor.

Sipas këshilltarit për media në Presidencë, Bekim Kupina, dokumenti pritet t’i dërgohet presidentes Justina Shiroka-Pula pas përfundimit të afatit tetëditor për kontestimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, i cili përfundon më 15 tetor.

“Presidenca nuk e ka pranuar ende Ligjin për Dhomat e Specializuara. Sipas procedurës, Kuvendi e dërgon te Presidentja vetëm pas mbylljes së afatit 8-ditor për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, deri më 15 tetor. Pastaj Presidentja Justina Shiroka Pula i ka në dispozicion 8 ditë për të ndërmarrë veprime”, ka deklaruar Kupina.

Ndryshimet ligjore u miratuan në lexim të dytë më 6 tetor, një ditë pas miratimit në lexim të parë. Nisma u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në kohën kur proceset gjyqësore në Hagë kanë nxitur diskutime të shumta në Kosovë.

Ligji nuk parasheh shfuqizimin e Gjykatës Speciale, por ndryshime në disa aspekte të funksionimit të saj, përfshirë juridiksionin, periudhën kohore që mbulon, dënimet, vendin e ekzekutimit të tyre dhe trajtimin e rasteve që mund të mbeten jashtë kompetencës së saj.

Nisma erdhi pas aktgjykimit të shkallës së parë të 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Sipas vendimit, Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet për krime lufte. Të katërt u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Aktgjykimi nuk është i formës së prerë dhe mbrojtja ka paralajmëruar ankesa.

Hapi i radhës është përfundimi i afatit për kontestimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese dhe përcjellja e tij te presidentja, e cila do të ketë tetë ditë në dispozicion për të ndërmarrë veprimet e parapara me Kushtetutë.

Hapsir Reklamuese