E Enjte, 29 Tet 2026
SPORT28 Sht 2026

LeBron James prezantohet me fanellën e Philadelphia 76ers

LeBron James prezantohet me fanellën e Philadelphia 76ers

LeBron James u prezantua zyrtarisht me fanellën e Philadelphia 76ers, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij në NBA.

41-vjeçari do ta zhvillojë sezonin e 24-të në ligë me klubin e tij të katërt, pas eksperiencave me Cleveland Cavaliers, Miami Heat dhe Los Angeles Lakers.

“Ju e dini kush jam, apo jo?”, tha James me shaka në fillim të konferencës, ndërsa më pas deklaroi se është “super i emocionuar” për të luajtur në Philadelphia.

James pranoi një ulje të konsiderueshme të pagës për t’iu bashkuar Sixers, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare prej rreth 8 milionë dollarësh.

Hapsir Reklamuese