Lamine Yamal flet për Topin e Artë: “Nëse vjen, do të jem mirënjohës
Lamine Yamal ka folur për synimet e tij sa i përket Topit të Artë, teksa ylli i Barcelonës vazhdon të konsolidohet si një prej futbollistëve më të spikatur në botë.

Lamine Yamal flet për Topin e Artë: “Nëse vjen, do të jem mirënjohës”
Lamine Yamal ka folur për synimet e tij sa i përket Topit të Artë, teksa ylli i Barcelonës vazhdon të konsolidohet si një prej futbollistëve më të spikatur në botë.
Sulmuesi 19-vjeçar është në mesin e kandidatëve për çmimin prestigjioz individual të këtij viti, pas një tjetër sezoni të jashtëzakonshëm me Barcelonën.
Edhe pse Yamal nuk e ka fshehur më parë dëshirën për ta fituar Topin e Artë, ai thekson se prioriteti i tij është të vazhdojë të përmirësohet si futbollist dhe të kontribuojë për ekipin.
“Nuk do të filloj të lyp asgjë. Nëse vjen, do të jem mirënjohës, veçanërisht shokëve të mi të ekipit si në klub ashtu edhe në ekipin kombëtar”, ka deklaruar Yamal.
Me disa prej futbollistëve të Barcelonës gjithashtu në garë për këtë çmim, Yamal tashmë shihet si një prej kandidatëve që mund të luftojë seriozisht për trofeun individual më prestigjioz në futboll.

