POLITIKË15 Tet 2026
Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Pastrimin e Parave
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Projektligji mori 61 vota për, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Para votimit përfundimtar, deputetët miratuan edhe 12 amendamentet e propozuara për këtë projektligj.
Në votim morën pjesë deputetët e partive në pushtet, ndërsa deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në sallë.