E Enjte, 29 Tet 2026
POLITIKË30 Sht 2026

Kurti kërkon marrëveshje të re për presidentin: “Le të ulemi bashkë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për një marrëveshje të re politike për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se marrëveshja e mëparshme mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për zgjedhjen e presidentit nuk u zbatua, pasi gjashtë deputetë të LDK-së e kundërshtuan kandidaturën e propozuar.

Sipas tij, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor 2026.

Kurti kërkoi që partitë politike të ulen së bashku dhe të arrijnë një marrëveshje të re, me qëllim që të shmangen zgjedhjet e reja parlamentare.

Ai tha se dështimi për zgjedhjen e presidentit brenda afatit do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve, por theksoi se një proces i tillë nuk do ta zgjidhte drejtpërdrejt çështjen e presidentit.

Sipas Kurtit, pas zgjedhjeve të reja do të duhej sërish të formohej Kuvendi dhe të zgjidhej presidenti, ndërsa vendi do të përballej me pasiguri institucionale.

“Vendit tonë më shumë se kurrë i duhet stabiliteti institucional”, deklaroi Kurti, duke përsëritur thirrjen për arritjen e një marrëveshjeje para përfundimit të afatit.

Hapsir Reklamuese