E Enjte, 29 Tet 2026
RAJONI17 Sht 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar në Kuvend pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke fajësuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Berisha ka bërë deklarata të ashpra ndaj Vuçiqit dhe Ramës, duke pretenduar se ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimet që çuan në dënimin e ish-drejtuesve të UÇK-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar në Kuvend pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke fajësuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.**

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Berisha ka bërë deklarata të ashpra ndaj Vuçiqit dhe Ramës, duke pretenduar se ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimet që çuan në dënimin e ish-drejtuesve të UÇK-së.

“Në qoftë se ka njeri më përgjegjës direkt për atë që ndodhi, është Aleksandër Vuçiq dhe argati i tij Edi Rama”, deklaroi Berisha.

Ai ka kritikuar gjithashtu mungesën, sipas tij, të një reagimi të mjaftueshëm nga kryeministri Rama pas vendimit të Hagës.

“Ku e keni tani, e keni parë të çelë ndonjë gojë, më thoni pak çfarë tha ai? Thuaj çfarë fjale ka shqiptuar? Apo ai ministri i tij? Se u zhdukën këta”, tha Berisha gjatë fjalimit.

Berisha ka vijuar akuzat e tij ndaj qeverisë shqiptare, duke bërë edhe pretendime të tjera politike lidhur me mënyrën e qeverisjes së Ramës.

Aktgjykimi i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së u shpall të mërkurën. Hashim Thaçi u dënua me 25 vite burgim, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite burgim.

Sipas aktgjykimit, të katër të akuzuarit u gjetën penalisht përgjegjës për krime lufte të lidhura me arrestime dhe ndalime të paligjshme ose arbitrare, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Vendimi është i shkallës së parë dhe ndaj tij mund të ushtrohet ankesë në Gjykatën e Apelit.

Hapsir Reklamuese