Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër në orën 11:00, ku në rend dite janë përfshirë disa çështje nga fushëveprimi i saj.

**Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare**
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër në orën 11:00, ku në rend dite janë përfshirë disa çështje nga fushëveprimi i saj.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, një nga pikat kryesore të mbledhjes është propozimi për formimin e komisioneve parlamentare.
Në rend dite është edhe shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.
“Kryesia e Kuvendit do të shqyrtojë propozimin për formimin e komisioneve parlamentare, Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kryesisë”, thuhet në njoftim.
Mbledhja është paraparë të mbahet nesër, më 25 shtator, në orën 11:00.

