Kosova kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën
Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar përgatitjet për përballjen me Irlandën, duke zhvilluar sot në orët e paradites seancën e fundit stërvitore para ndeshjes.

Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar përgatitjet për përballjen me Irlandën, duke zhvilluar sot në orët e paradites seancën e fundit stërvitore para ndeshjes.
“Dardanët” kanë punuar kryesisht në aspektin taktik, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda u ka dhënë futbollistëve udhëzimet e fundit për sfidën.
Sipas njoftimit të FFK-së, stërvitja nuk ka pasur ngarkesë të madhe fizike, me fokusin kryesor te organizimi dhe zbatimi i detajeve taktike.
Pas kësaj seance, Kosova i ka mbyllur përgatitjet dhe tashmë vëmendja është e përqendruar te ndeshja ndaj Irlandës.
Kosova dhe Irlanda përballen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve, me ndeshjen që nis në orën 20:45.

