E Enjte, 29 Tet 2026
LAJMET20 Tet 2026

Komandanti i KFOR-it takohet me ambasadorin italian, diskutojnë sigurinë në rajon

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Shqipëri.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar rëndësia strategjike e Ballkanit Perëndimor dhe roli i rajonit në agjendën e NATO-s, me theks të veçantë në praninë e KFOR-it në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Vergori është takuar edhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji.

Takimet janë zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit me partnerët rajonalë dhe diskutimeve për çështjet e rëndësishme të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Hapsir Reklamuese