Kapet me kokainë në Pejë, 25-vjeçari lirohet në procedurë të rregullt
Një rast i dyshuar i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është regjistruar mbrëmjen e 12 tetorit në Pejë.

Kapet me kokainë në Pejë, 25-vjeçari lirohet në procedurë të rregullt
Një rast i dyshuar i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është regjistruar mbrëmjen e 12 tetorit në Pejë.
Sipas informacioneve të publikuara, rreth orës 22:20, njësiti për hetimin e trafikimit me narkotikë ka ndaluar një 25-vjeçar, Indrit Rakipi, për kontroll.
Gjatë kontrollit, atij i është gjetur një qese me substancë të dyshuar si kokainë, me peshë prej 0.7 gramësh.
I dyshuari është intervistuar, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe mbetet nën hetim.
**Shënim:** Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

