E Enjte, 29 Tet 2026
POLITIKË24 Sht 2026

Kallas takon përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor në New York, pjesë e darkës Kurti e Gjuriq

Përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë takuar në New York në një drekë joformale me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas.

Kallas takon përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor në New York, pjesë e darkës Kurti e Gjuriq

**Kallas takon përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor në New York, pjesë e darkës Kurti e Gjuriq**

Përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë takuar në New York në një drekë joformale me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas.

Në takim morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti; ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha; kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski; presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq; ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq; si dhe ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Dino Konakoviq.

Për takimin ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës.

Sipas njoftimit, diskutimet u përqendruan në çështjet e stabilitetit rajonal dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimeve diplomatike në New York, ku përfaqësuesit e vendeve të rajonit ndodhen për takime të ndryshme ndërkombëtare.

Hapsir Reklamuese