E Enjte, 29 Tet 2026
BOTË23 Sht 2026

Jennifer Lopez tërheq vëmendjen në Javën e Modës në Milano me stilin e saj elegant

Jennifer Lopez po vazhdon paraqitjet e saj në Javën e Modës në Milano, ku edhe këtë herë tërhoqi vëmendjen me stilin e saj.

Jennifer Lopez tërheq vëmendjen në Javën e Modës në Milano me stilin e saj elegant

**Jennifer Lopez tërheq vëmendjen në Javën e Modës në Milano me stilin e saj elegant**

Jennifer Lopez po vazhdon paraqitjet e saj në Javën e Modës në Milano, ku edhe këtë herë tërhoqi vëmendjen me stilin e saj.

Këngëtarja 57-vjeçare u pa të mërkurën duke dalë nga hoteli ku po qëndronte në Milano, e veshur me një fund të shkurtër me motive leopardi, një pardesy në të njëjtin stil dhe taka të larta.

Ajo e kompletoi pamjen me një çantë të zezë dhe syze dielli, ndërsa përshëndeti fansat para se të nisej drejt aktiviteteve të radhës.

Një mbrëmje më herët, Lopez ishte ndër emrat e njohur që morën pjesë në eventin Vogue World, ku u shfaq me një fustan të zi nga Dolce & Gabbana.

Fustani në stil korseje, pa rripa dhe me dekolte të theksuar, u kombinua me doreza transparente, një varëse të spikatur në ngjyrë argjendi dhe smeraldi, si dhe këpucë me majë.

Lopez pritej të merrte pjesë edhe në sfilatën e Brunello Cucinelli. Këngëtarja dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, kanë qenë prej kohësh admirues të kësaj shtëpie mode.

Ndërkohë, të premten ajo pritet të udhëtojë drejt Kanës, në Francë, për ceremoninë e NRJ Music Awards, ku është e nominuar së bashku me emra si Harry Styles, Ariana Grande dhe Bad Bunny.

Këngëtarja ka folur edhe për rëndësinë që i kushton fitnesit. Në një intervistë për “Extra” në qershor, ajo ka treguar se qëndrueshmëria në ushqyerje të shëndetshme dhe aktivitet fizik është pjesë e rëndësishme e rutinës së saj.

“Bëhet fjalë për të ngrënë shëndetshëm dhe për të zgjedhur ushqimet e duhura, për të ushtruar dhe për të qenë të qëndrueshëm. Këto janë gjëra që i them gjatë gjithë kohës”, ka deklaruar Lopez.

Ajo ka treguar gjithashtu se përdor ushtrime me pesha për të ruajtur forcën e muskujve. Për “CBS Mornings”, Lopez ka shpjeguar se rutina e saj e stërvitjes tani është “më e zgjuar, jo më e vështirë”.

“Kjo është diçka për të cilën mendojmë shumë unë dhe trajnerët e mi. Është si të thuash: ‘Tani kam 40 minuta për ty dhe duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum’, dhe pikërisht këtë bëjmë”, ka thënë ajo.

Foto e lajmit
Hapsir Reklamuese