E Enjte, 29 Tet 2026
BOTË31 Gsh 2026

Identifikohet 22-vjeçarja që humbi jetën në festivalin në Zvicër

Është identifikuar e reja që u vra nga të shtënat me armë zjarri gjatë festivalit “Aarau Rave” në Zvicër.

Viktima është Maria S., 22-vjeçare me origjinë nga Italia, e cila kishte shkuar në Zvicër vetëm një muaj para ngjarjes, me synimin për të nisur një jetë të re dhe për të punuar atje.

E reja kishte përfunduar shkollimin në fushën e hotelerisë dhe kishte arritur të gjente punë si kameriere. Ajo gjithashtu kishte planifikuar që në të ardhmen të vazhdonte studimet jashtë vendit.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 02:30 të së dielës, në momentin kur festivali po i afrohej fundit. 22-vjeçarja u qëllua me armë zjarri dhe nuk arriti t'u mbijetojë plagëve.

Policia Kantonale e Aargaut ka bërë të ditur se Maria ishte një viktimë e rastësishme e të shtënave.

Lajmi për vdekjen e saj është konfirmuar edhe nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen e viktimës.

Hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës po vazhdojnë.

Hapsir Reklamuese