E Enjte, 29 Tet 2026
POLITIKË28 Sht 2026

Haxhiu: Do të qëndrojmë bashkë deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kuvendi ka shprehur një qëndrim të përbashkët lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Haxhiu ka thënë se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe pavarësi dhe se, sipas saj, kjo e vërtetë nuk mund të ndryshohet nga një aktgjykim.

Ajo ka kërkuar që institucionet e Kosovës të veprojnë të bashkuara dhe të ndjekin një strategji të përbashkët juridike e diplomatike për këtë çështje.

Haxhiu ka theksuar se procesi gjyqësor vazhdon përmes apelit, ndërsa ka deklaruar se institucionet do të qëndrojnë të bashkuara deri në përfundimin e këtij procesi dhe lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Nëse postimi nuk shfaqet, hape këtu.
Hapsir Reklamuese