Gjykata në Fier shuan dënimin prej 25 vjetësh burg për Sokol Hoxhën
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka vendosur pranimin e kërkesës së Sokol Hoxhës për parashkrimin e dënimit penal, duke konstatuar shuarjen e dënimit prej 25 vjetësh burgim.

51-vjeçari, i cili u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, kishte kërkuar që dënimi i tij të shpallej i parashkruar.
Sipas vendimit të gjykatës, nga shqyrtimi i akteve dhe provave është konstatuar se kishte kaluar afati 20-vjeçar i parashkrimit, pa u ekzekutuar dënimi penal ndaj tij.
Hoxha ishte dënuar në vitin 2000 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me 25 vjet burgim, vendim që ishte lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit në Vlorë. Dënimi lidhej me vrasjen e dy vëllezërve Banaj në vitin 1997.
Ndërkohë, ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia belge për vrasjen e Brunilda Dervishit.
Hoxha u ekstradua në Shqipëri më 6 gusht dhe u dërgua në burgun e Fierit për vuajtjen e dënimit. Megjithatë, me vendimin e fundit, gjykata konstatoi shuarjen e dënimit prej 25 vjetësh për shkak të parashkrimit të ekzekutimit të tij.