Gërvalla përkujton Bunjakun në trevjetorin e Banjskës, por nuk reagon për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në Banjskë.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në Banjskë.
Në një postim në Facebook, Gërvalla ka rikujtuar sulmin e 24 shtatorit 2023 dhe ka bërë thirrje që përgjegjësit të përballen me drejtësinë. Pas publikimit të postimit, ajo ka çaktivizuar komentet në faqen e saj zyrtare.
Ndërkohë, në publik është vërejtur mungesa e një reagimi të saj lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, të cilët më 16 shtator u dënuan me burgim. Ministria e Drejtësisë gjithashtu nuk ka publikuar ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë aktgjykim.


