Gani Geci ndalohet për 48 orë nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar ndalimin për 48 orë të Gani Gecit, nën dyshimin për veprën penale “Kanosja” ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, dyshohet se Geci e ka kanosur gazetarin për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.
Gjatë veprimeve fillestare hetimore janë intervistuar si gazetari Mehmetaj, ashtu edhe i dyshuari Geci, me qëllim të mbledhjes së informatave lidhur me rastin.
Prokurori i çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe sigurimin e provave për procedurat e mëtejshme.
Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e gazetarëve, garantimin e sigurisë së tyre dhe respektimin e lirisë së shprehjes.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
**Shënim:** Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.