Foda para Ligës së Kombeve: “Na mungojnë lojtarë të rëndësishëm, por kam besim te skuadra”
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur për situatën në skuadër para ndeshjeve të para të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Në konferencën për media, trajneri gjerman ka konfirmuar se Kosovës do t’i mungojnë disa futbollistë me përvojë. Mes tyre janë Florent Muslija dhe Elvis Rexhbeçaj, të cilët nuk do të jenë të gatshëm për shkak të lëndimeve.
Megjithatë, Foda ka theksuar se beson te lojtarët e grumbulluar dhe se mungesat mund t’u krijojnë mundësi futbollistëve të tjerë për të treguar vlerat e tyre.
“Na mungojnë disa lojtarë me përvojë dhe të rëndësishëm. Disa janë tërhequr, ndërsa për shkak të lëndimeve mungojnë Muslija dhe Rexhbeçaj”, deklaroi Foda.