E Enjte, 29 Tet 2026
SPORT8 Sht 2026

Erblin Osmani ende pa vendim për Kosovën, zgjedhja e tij pritet të sqarohet së shpejti

E ardhmja ndërkombëtare e talentit të Bayern Munichut, Erblin Osmani, mbetet ende e paqartë, pavarësisht se mesfushori tashmë është pajisur me pasaportë të Kosovës.

Erblin Osmani ende pa vendim për Kosovën, zgjedhja e tij pritet të sqarohet së shpejti

Erblin Osmani ende pa vendim për Kosovën, zgjedhja e tij pritet të sqarohet së shpejti

E ardhmja ndërkombëtare e talentit të Bayern Munichut, Erblin Osmani, mbetet ende e paqartë, pavarësisht se mesfushori tashmë është pajisur me pasaportë të Kosovës.

Sipas raportimeve nga Gjermania, 17-vjeçari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do ta përfaqësojë Kosovën apo do të vazhdojë të luajë për përfaqësueset e moshave të Gjermanisë.

Osmani deri tani ka qenë pjesë e ekipeve të të rinjve të Gjermanisë dhe në janar të këtij viti ishte paraqitur edhe me U17-shin gjerman në dy ndeshje miqësore ndaj Portugalisë.

Çështja u bë më e bujshme pasi ambasadori i Kosovës, Faruk Ajeti, publikoi një fotografi ku shihej duke ia dorëzuar Osmanit pasaportën e Republikës së Kosovës, duke deklaruar se talenti i Bayern Munichut do të luante për Kosovën.

Megjithatë, deri tani as vetë Osmani dhe as përfaqësuesit e tij nuk kanë konfirmuar publikisht një vendim të tillë.

Raportimet gjermane bëjnë të ditur se një vendim pritet të merret ose të bëhet më i qartë gjatë pushimit të ardhshëm ndërkombëtar.

Osmani konsiderohet një prej talenteve më premtuese të gjeneratës së vitit 2009 në Gjermani. Bayern Munichu i beson shumë mesfushorit dhe ia ka vazhduar kontratën deri në vitin 2029.

Talenti i ri ka bërë edhe debutimin me ekipin e parë të Bayernit në mars të vitit 2026, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë rregullisht në stërvitjet e skuadrës së drejtuar nga Vincent Kompany.

Nëse Osmani vendos të luajë për Kosovën, kjo do të ishte një humbje e rëndësishme për futbollin gjerman, duke marrë parasysh potencialin që i atribuohet mesfushorit.

Në anën tjetër, zgjedhja e Kosovës mund t'i krijojë Osmanit mundësi për të luajtur më herët me ekipin A, ndërsa Gjermania i ofron mundësinë për të konkurruar në një skenë më të madhe ndërkombëtare.

Për momentin, megjithatë, vendimi mbetet në duart e vetë Osmanit dhe pritet që situata të qartësohet së shpejti.

Hapsir Reklamuese