Egzon Shallti dënohet me 25 vjet burgim për vdekjen e 20-vjeçarit Auron Ferizi në Viti
Egzon Shallti është dënuar me 25 vjet burgim lidhur me rastin tragjik në Viti, ku humbi jetën 20-vjeçari Auron Ferizi, pasi u godit nga një veturë.

Ngjarja kishte ndodhur më 8 shtator 2025, pranë parkut “Bafti Haxhiu” në Viti. Sipas raportimeve, Shallti dyshohej se me një veturë të tipit “Opel Insignia” kishte goditur pesë persona.
Si pasojë e plagëve të rënda, Auron Ferizi ndërroi jetë më 10 shtator në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej pas incidentit.
Rasti kishte shkaktuar reagime të shumta, ndërsa familja e të ndjerit kishte kërkuar drejtësi. Babai i viktimës, Arton Ferizi, kishte kërkuar që i akuzuari të dënohej me burgim të përjetshëm.
Sipas informacioneve për aktgjykimin, ndaj Egzon Shalltit është shqiptuar dënimi prej 25 vjetësh burgim. Ende nuk është konfirmuar nëse vendimi është i formës së prerë.
**Shënim:** Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.