E Enjte, 29 Tet 2026
LAJMET13 Tet 2026

Dyshime për shpëlarjen e 372 mijë eurove, eksperti financiar dëshmon në gjykatë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve, Sulejman Elmazi, Sulejman Ozen dhe Ali Sahan, të cilët dyshohen për shpëlarje parash në vlerë prej 372 mijë eurosh.

Dyshime për shpëlarjen e 372 mijë eurove, eksperti financiar dëshmon në gjykatë

# Dyshime për shpëlarjen e 372 mijë eurove, eksperti financiar dëshmon në gjykatë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve, Sulejman Elmazi, Sulejman Ozen dhe Ali Sahan, të cilët dyshohen për shpëlarje parash në vlerë prej 372 mijë eurosh.

Në seancën e 13 tetorit ka dëshmuar eksperti financiar, ndërsa shqyrtimi është përqendruar te ekspertiza financiare dhe transaksionet që lidhen me rastin.

Gjatë seancës është ngritur edhe çështja e një shume prej mbi 100 mijë eurosh, e cila, sipas diskutimeve në gjykatë, nuk ishte përfshirë në ekspertizë. Eksperti financiar është pyetur lidhur me këtë mospërputhje, ndërsa është diskutuar edhe mundësia e rishikimit të ekspertizës.

Rasti nisi më 20 shkurt 2025, kur Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, zhvilloi një operacion në tri lokacione në Prishtinë. Gjatë aksionit u arrestuan tre persona, dy shtetas të Turqisë dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës në atë kohë, të dyshuarit dyshohej se kishin keqpërdorur kartela bankare të shtetasve të huaj dhe terminale POS të bankave vendore, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm financiar.

Gjatë bastisjeve u sekuestruan terminale POS, kartela bankare, një kartelë e modifikuar, para të gatshme, kartela SIM, vula biznesesh, kompjuterë, telefona mobilë dhe dokumentacion i ndryshëm financiar. Të dyshuarit ishin ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet kishin vazhduar.

Më shumë se një vit e gjysmë pas operacionit, rasti po shqyrtohet në gjykatë, ku ekspertiza financiare dhe analiza e transaksioneve përbëjnë pjesë të rëndësishme të procesit.

**Shënim:** Të akuzuarit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Hapsir Reklamuese