E Enjte, 29 Tet 2026
LAJMET20 Tet 2026

Dy persona dënohen me gjashtë vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë për narkotikë në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar dy persona, me inicialet A.P. dhe G.H., për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Aktgjykimi u shpall më 20 tetor 2026 nga Departamenti për Krime të Rënda. I akuzuari A.P. u dënua me katër vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë, ndërsa G.H. me dy vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë.

Të dy u shpallën fajtorë për veprën penale të kryer në bashkëkryerje, ndërsa A.P. u shpall fajtor edhe për një vepër tjetër penale që lidhet me narkotikët.

Me aktgjykim është urdhëruar konfiskimi i 10 paketimeve me kokainë, me peshë totale prej 3 gramësh, një këllëfi të armës dhe qeseve të najlonit që përdoreshin për paketimin e marihuanës.

Përveç dënimeve kryesore, secili prej tyre duhet të paguajë nga 100 euro për shpenzimet e paushallit gjyqësor dhe nga 50 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Në rast të mospagesës së gjobës, ajo mund të zëvendësohet me burgim, me një ditë burgim për çdo 20 euro të papaguara.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda 30 ditëve nga pranimi i aktgjykimit. Vendimi ende nuk është i formës së prerë.

**Shënim:** Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Hapsir Reklamuese