Dua Lipa sjell një paraqitje elegante për “Vogue Italia”
Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen me imazhet e reja nga prapaskenat e një fotosesioni të realizuar për “Vogue Italia”.

Dua Lipa sjell një paraqitje elegante për “Vogue Italia”
Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen me imazhet e reja nga prapaskenat e një fotosesioni të realizuar për “Vogue Italia”.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare shfaqet në disa kombinime të ndryshme, duke prezantuar një stil elegant dhe të veçantë.
Në njërën prej fotografive, Dua pozon me një reçipetë dantelle të kombinuar me një fund prej lëkure, ndërsa në një tjetër shihet e veshur me një fustan të pazakontë, me strukturë që ngjan me formën e kockave.
Përveç angazhimit në botën e modës, artistja ka ndarë edhe disa detaje nga jeta e saj private, duke folur për martesën me bashkëshortin e saj, Callum Turner.
Duke kujtuar ceremoninë e martesës, Dua ka treguar se gjatë gjithë ditës dhe festimeve ata kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe janë përpjekur të shijojnë çdo moment së bashku.
Fotot e fundit kanë tërhequr shumë vëmendje, duke vënë edhe një herë në pah stilin e veçantë dhe elegancën që e karakterizon këngëtaren shqiptare.

