Donjeta Sadiku triumfon ndaj holandezes dhe siguron medalje evropiane
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka siguruar një medalje në Kampionatin Evropian, pasi ka kaluar me sukses duelin çerekfinal në kategorinë deri në 60 kilogramë.

**Donjeta Sadiku triumfon ndaj holandezes dhe siguron medalje evropiane**
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka siguruar një medalje në Kampionatin Evropian, pasi ka kaluar me sukses duelin çerekfinal në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Sadiku u përball me holandezen Maud van der Toorn, ndaj së cilës arriti një fitore të pastër me rezultatin 5:0.
Ky triumf i ka garantuar boksieres kosovare medaljen evropiane, ndërsa tash e pret sfida e radhës në gjysmëfinale.
Në këtë fazë të garës, Sadiku do të përballet me rusen Kristina Kuluhova, e cila garon për Serbinë.
Kuluhova është një kundërshtare e njohur për Sadikun, pasi boksierja kosovare e kishte mposhtur edhe në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.
Sadiku synon ta përsërisë suksesin edhe në këtë përballje, për të siguruar finalen dhe për të vazhduar garën për medaljen e artë evropiane.

