E Enjte, 29 Tet 2026
POLITIKË23 Sht 2026

Deda: Vendimi i Kushtetueses ndryshon llogaritjet për zgjedhjet e 27 dhjetorit

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve.

Deda: Vendimi i Kushtetueses ndryshon llogaritjet për zgjedhjet e 27 dhjetorit

**Deda: Vendimi i Kushtetueses ndryshon llogaritjet për zgjedhjet e 27 dhjetorit**

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve.

Deda ka thënë se vendimi i Kushtetueses e ka kthyer procesin në atë që e cilësoi si “binare ligjshmërie”, ndërsa ka vlerësuar se ai ndryshon edhe llogaritjet politike për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja më 27 dhjetor.

“Gjithashtu, e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor. Tash që gjithçka është e qartë, po presim të shohim a ka çfarëdo mundësie për çfarëdo përbashkimi në këtë situatë – më të vështirën në këto 15 vjetët e fundit”, ka shkruar Deda.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas përfundimit të afatit 30-ditor të përcaktuar me Kushtetutë, ndërsa ka vlerësuar se zgjedhja e Qeverisë më 13 shtator nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës.

Ndërkohë, Gjykata ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit ka nisur më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor.

Çështja e zgjedhjes së Presidentit ka qenë një prej temave kryesore politike gjatë muajve të fundit, në kuadër të përpjekjeve të partive parlamentare për të arritur konsensus.

Aktualisht, posti i Presidentit ushtrohet nga ushtruesja e detyrës që nga 4 prilli, ndërsa Kushtetuta përcakton afate dhe kufizime për ushtrimin e kësaj detyre.

Në fund të gushtit, pas disa rundesh negociatash ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, ishte raportuar për një marrëveshje rreth kandidaturës së Bekim Sejdiut për president. Megjithatë, kundërshtimi i disa deputetëve të LDK-së e la të paqartë sigurimin e votave të nevojshme.

Me vendimin e 23 shtatorit, Gjykata Kushtetuese ka vendosur një afat të qartë për zgjedhjen e Presidentit – 6 tetorin.

Nëse postimi nuk shfaqet, hape këtu.
Hapsir Reklamuese