Courtois afër rinovimit me Real Madridin deri në vitin 2028
Real Madridi është pranë arritjes së marrëveshjes me portierin belg Thibaut Courtois për zgjatjen e kontratës deri më 30 qershor 2028.

Courtois afër rinovimit me Real Madridin deri në vitin 2028
Real Madridi është pranë arritjes së marrëveshjes me portierin belg Thibaut Courtois për zgjatjen e kontratës deri më 30 qershor 2028.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubi madrilen ka përshpejtuar negociatat për vazhdimin e kontratës së portierit, e cila aktualisht skadon në vitin 2027. Palët thuhet se kanë arritur marrëveshje për një sezon shtesë.
Me kontratën e re, Courtois do të mund të vazhdojë të mbrojë portën e Real Madridit deri në moshën 36-vjeçare, duke plotësuar një dekadë në klub.
Belgu iu bashkua madrilenëve në vitin 2018 nga Chelsea dhe që atëherë ka fituar tri tituj të La Ligës dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve.
Vazhdimi i kontratës do t’i mundësonte Real Madridit të ruante portierin si zgjedhjen e parë, ndërsa klubi do të vazhdonte paralelisht zhvillimin e portierëve të rinj për të ardhmen.

