Çitaku: Ajo që ndodhi më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë dhe historisë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si, sipas saj, një padrejtësi ndaj historisë.

“Sepse ajo çfarë ka ndodhur më 16 shtator, është krim ndaj drejtësisë, është krim ndaj historisë, dhe krim për të cilin ne po besojmë dhe për të cilin do të punojmë që ta përmirësojmë në apel”, deklaroi Çitaku.
E pyetur nëse kishte informacione nëse presidentja e kishte dekretuar ligjin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ajo u përgjigj se nuk kishte informacion për këtë çështje.
Gjykata Speciale i shpalli fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për krime lufte. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
Çitaku bëri të ditur se përmes procesit të apelit do të synohet kundërshtimi i vendimit.