E Enjte, 29 Tet 2026
LAJMET16 Tet 2026

Bislim Syla dënohet me 8 vjet burgim për trafikim me njerëz dhe lëndim të lehtë trupor

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Bislim Sylën me tetë vjet burgim, pasi e ka shpallur fajtor për veprat penale “Trafikimi me njerëz” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktgjykimi është shpallur më 16 tetor nga Departamenti për Krime të Rënda, ku ndaj Sylës është shqiptuar një dënim unik prej tetë vjetësh burgim.

Sipas njoftimit të gjykatës, ndaj tij është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Përveç dënimit me burgim, Syla është obliguar të paguajë 200 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit. Këto pagesa duhet të kryhen pasi vendimi të marrë formë të prerë.

Ndërkohë, pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë përmes një kontesti të rregullt juridiko-civil.

Kundër aktgjykimit, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës brenda 30 ditësh nga pranimi i vendimit.

Hapsir Reklamuese