BIK vendos flamurin e UÇK-së në institucionet dhe xhamitë e Kosovës
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka marrë vendim që flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të vendoset dhe të ekspozohet në të gjitha strukturat dhe institucionet e saj.

Sipas vendimit të marrë nga Kryesia e BIK-ut, flamuri i UÇK-së do të vendoset edhe në minaret e xhamive në Kosovë, përveç hapësirave të zakonshme ku vendosen flamujt.
Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.
Nëpërmjet këtij vendimi, të gjitha strukturat dhe institucionet që funksionojnë në kuadër të BIK-ut janë obliguar që ta zbatojnë atë dhe të bëjnë vendosjen e flamurit të UÇK-së.