E Enjte, 29 Tet 2026
POLITIKË19 Tet 2026

Besnik Tahiri: Shteti ende nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar institucionet e Kosovës për mungesën e veprimeve konkrete në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në prag të procesit të Apelit.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri bëri të ditur se është formuar një komision për hartimin e strategjisë shtetërore në mbështetje të tyre. Ai tha se emrat e anëtarëve janë përcaktuar dhe se gjatë kësaj jave pritet të mbahet një takim.

Megjithatë, Tahiri theksoi se nevojiten veprime të shpejta, duke shtuar se një muaj pas marrjes së vendimit, Kosova ende nuk ka ndërmarrë hapa që, sipas tij, do të duhej të përbënin bazën e qëndrimit të shtetit në Bruksel, Londër, Uashington dhe qendra të tjera ndërkombëtare.

Ai foli edhe për problemet me të cilat përballen qytetarët, duke veçuar çmimet e larta, varfërinë, vështirësitë në shëndetësi dhe problemet në arsim. Sipas tij, këto janë ndër shqetësimet kryesore që kërkojnë reagim dhe politika konkrete nga Qeveria.

Tahiri kritikoi gjithashtu emërimet partiake në institucionet e pavarura, duke i cilësuar ato si të papranueshme. Ai kërkoi që Kuvendi ta përmbushë përgjegjësinë e tij shtetërore dhe kombëtare, ndërsa Qeveria të reflektojë ndaj pakënaqësive ekonomike e sociale të qytetarëve.

Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së kërkoi që institucionet të përqendrohen në zgjidhje konkrete për lehtësimin e jetës së qytetarëve, duke përmendur edhe nevojën për vendime buxhetore që adresojnë problemet e vendit.

Hapsir Reklamuese