POLITIKË28 Sht 2026
Besnik Tahiri: Seanca ishte e vonuar, por zotimi shtetëror është jetik
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka thënë se seanca e Kuvendit për deklaratën lidhur me aktgjykimin e Speciales dhe UÇK-në ishte e vonuar.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka thënë se seanca e Kuvendit për deklaratën lidhur me aktgjykimin e Speciales dhe UÇK-në ishte e vonuar.
Tahiri e cilësoi deklaratën si një zotim shtetëror të përfaqësuesve të popullit, duke theksuar rëndësinë e unifikimit institucional rreth kësaj çështjeje.
Ai tha se Aleanca kishte kërkuar një deklarim të tillë dhe se është i kënaqur që ka kontribuar në shtyrjen e kësaj agjende në Kuvend.

