E Enjte, 29 Tet 2026
POLITIKË15 Tet 2026

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Zgjidhja e vetme është largimi i tij

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestave studentore, të cilat të enjten kanë hyrë në ditën e tretë

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Zgjidhja e vetme është largimi i tij

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Zgjidhja e vetme është largimi i tij

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestave studentore, të cilat të enjten kanë hyrë në ditën e tretë.

Në një konferencë për media, Berisha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, duke e cilësuar këtë si kërkesën përfundimtare të studentëve, opozitës dhe qytetarëve që mbështesin protestat.

Ai u ka bërë thirrje të veçantë mjekëve dhe infermierëve që të solidarizohen me studentët, duke kritikuar gjendjen e sistemit shëndetësor në Shqipëri.

“U bëj thirrje mjekëve, infermierëve që të solidarizohen me studentët. Ju jeni dëshmitarë se ku e katandisi […] sistemin shëndetësor. Ndërgjegjja juaj profesionale nuk mund t’u lejojë ju të jeni kurrë as indiferentë, as edhe kundër studentëve”, deklaroi Berisha.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë indiferentë, ndërsa ritheksoi mbështetjen e Partisë Demokratike për kërkesat e lëvizjes studentore.

“Jep dorëheqjen është kërkesa ultimative e protestës studentore, e opozitës shqiptare, e mbarë shqiptarëve”, u shpreh Berisha, duke i kërkuar Ramës të largohet menjëherë nga posti i kryeministrit.

Hapsir Reklamuese