Bebe Rexha emocionohet në transmetim direkt, surprizohet nga prindërit dhe kunata
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është përballur me një surprizë emocionuese gjatë një interviste në emisionin e njohur amerikan “Today”.

Bebe Rexha emocionohet në transmetim direkt, surprizohet nga prindërit dhe kunata
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është përballur me një surprizë emocionuese gjatë një interviste në emisionin e njohur amerikan “Today”.
Artistja 36-vjeçare ishte e ftuar në program në kuadër të serisë së koncerteve “Citi Concert Series”, ku performoi në Manhattan të New Yorkut dhe këndoi disa nga hitet e saj para publikut.
Gjatë intervistës, Rexha foli edhe për albumin e saj më të ri, “Dirty Blonde”, i cili është publikuar në muajin qershor dhe shënon një kapitull të ri në rrugëtimin e saj artistik.
Mirëpo, biseda mori një drejtim të papritur kur prezantuesi vendosi ta surprizojë këngëtaren me një lidhje të drejtpërdrejtë me familjen e saj.
Në ekran u shfaqën prindërit e Bebe Rexhës, babai Flamur Rexha dhe nëna Bukurije Rexha, së bashku me kunatën e saj, Dorinën.
Surpriza e emocionoi dukshëm këngëtaren, e cila iu drejtua familjarëve të saj me fjalë të ngrohta.
“Ju dukeni kaq bukur, kaq të mrekullueshëm! Babai im ka qenë duke qarë gjatë gjithë kohës”, tha Rexha e emocionuar.
Gjatë paraqitjes së saj, këngëtarja foli edhe për marrëdhënien e veçantë që ka me New Yorkun, qytetin ku është rritur dhe ku hodhi hapat e parë drejt karrierës muzikore.
Ajo tregoi se që në fillim të rrugëtimit të saj kishte ëndërruar të performonte para një audience të madhe dhe se rikthimi në skenën e New Yorkut ishte një moment i veçantë për të.
Paraqitja në “Today” vjen në një periudhë të rëndësishme për Rexhën, e cila po promovon albumin “Dirty Blonde” dhe po vazhdon rrugëtimin e saj si artiste e pavarur.
Përmes këtij projekti, këngëtarja shqiptare po zhvillon një fazë të re të karrierës së saj, duke vazhduar të jetë aktive në skenat ndërkombëtare.

