E Enjte, 29 Tet 2026
LAJMET19 Tet 2026

Bashkim Jashari takon komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë ruajtjen e paqes në Kosovë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim mirëseardhës komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, me rastin e marrjes së detyrës.

Sipas FSK-së, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, koordinimin institucional dhe rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Jashari i uroi Vergorit suksese në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë e FSK-së për të vazhduar dhe avancuar bashkëpunimin profesional me KFOR-in.

Nëse postimi nuk shfaqet, hape këtu.
Hapsir Reklamuese