E Enjte, 29 Tet 2026
LAJMET19 Tet 2026

Banka e Shqipërisë: Depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta pas dëmtimeve nga protestat

Banka e Shqipërisë ka reaguar pas incidenteve të regjistruara gjatë protestave të ditëve të fundit, ku janë dëmtuar disa degë bankare dhe bankomate.

Në deklaratën zyrtare, institucioni bëri të ditur se deri më tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Për arsye sigurie të punonjësve, disa shërbime mund të kenë kufizime të përkohshme.

Banka theksoi se sistemi i pagesave vijon të funksionojë normalisht dhe se dëmtimi fizik i ambienteve bankare nuk cenon sigurinë e depozitave të klientëve apo qëndrueshmërinë financiare të bankave.

Qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë të qetë, pasi kursimet dhe depozitat e tyre në sistemin bankar janë të sigurta dhe nuk rrezikohen nga dëmtimet e shkaktuara gjatë protestave.

Hapsir Reklamuese