AKP shet 38 asete, vlera e ofertave arrin mbi 10.3 milionë euro
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka zhvilluar ceremoninë zyrtare për hapjen e ofertave në kuadër të procesit të Likuidimit nr. 75, duke shpallur fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore të përfshira në këtë proces.

Sipas të dhënave të AKP-së, për 38 asetet për të cilat janë dorëzuar oferta kanë konkurruar gjithsej 70 ofertues.
Vlera e përgjithshme e ofertave më të larta për këto asete ka arritur në 10,340,229 euro.
Në ceremoninë e zhvilluar në prani të investitorëve, përfaqësuesve të mediave dhe publikut, u bë dorëzimi dhe hapja publike e ofertave, ndërsa më pas u prezantuan edhe rezultatet e procesit.
AKP ka bërë të ditur se fituesit e shpallur në këtë fazë janë të përkohshëm, në kuadër të procedurave të parashikuara për shitjen e aseteve përmes likuidimit.