E Enjte, 29 Tet 2026
POLITIKË13 Tet 2026

Abdixhiku takohet me senatorët amerikanë, kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, me të cilët ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas takimit, Abdixhiku ka theksuar nevojën për rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, duke vënë në pah rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me aleatin amerikan.

Ai ka falënderuar senatorët për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Në takim theksova nevojën për rikthimin në Dialogun Strategjik me SHBA-në. Kosovës i duhet ta forcojë besimin dhe bashkëpunimin me aleatin e saj më të rëndësishëm. Kjo kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe veprime konkrete”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka ritheksuar rëndësinë e ruajtjes së partneritetit me SHBA-në, duke kërkuar hapa konkretë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Nëse postimi nuk shfaqet, hape këtu.
Foto e lajmit
Hapsir Reklamuese