E Enjte, 29 Tet 2026
BOTË31 Gsh 2026

25-vjetori i 11 shtatorit, Trump do ta përkujtojë ngjarjen në Pentagon

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në Ground Zero në New York, me rastin e 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Në vend të kësaj, Trump pritet të jetë në Pentagon, një prej lokacioneve që u godit gjatë sulmeve, ku planifikon të mbajë edhe një fjalim.

Fillimisht, presidenti amerikan kishte paraparë të udhëtonte drejt New Yorkut dhe të merrte pjesë në ceremoninë në Ground Zero. Megjithatë, dëshira e tij për të mbajtur një fjalim ka ndikuar në ndryshimin e planit.

Në ceremoninë e Ground Zero, politikanët nuk lejohen të mbajnë fjalime që nga viti 2012, me qëllim që aktiviteti të ruajë karakterin e tij jopartiak.

Për këtë arsye, Trump pritet ta zhvillojë ceremoninë përkujtimore në Pentagon, ku do të ketë mundësi t'u drejtohet të pranishmëve.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance pritet të marrë pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet në zonën e World Trade Center.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Trump do t'i nderojë viktimat e sulmeve të 11 shtatorit, familjarët e tyre, si dhe pjesëtarët e shërbimeve emergjente që rrezikuan jetën gjatë përpjekjeve për të shpëtuar të tjerët.

Trump ka marrë pjesë edhe në ceremonitë e mëparshme përkujtimore të 11 shtatorit. Vizita e tij e planifikuar në Pentagon këtë vit pritet të zhvillohet në kuadër të agjendës së tij para udhëtimit drejt Irlandës më 12 shtator.

Hapsir Reklamuese