E Enjte, 29 Tet 2026
SPORT16 Tet 2026

22 vjet nga debutimi i Messit, Barcelona kujton fillimin e një epoke historike

Më 16 tetor 2004, Lionel Messi bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin e parë të Barcelonës, duke nisur një karrierë që do ta shndërronte në njërin prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e këtij sporti.

Ylli argjentinas debutoi në derbin ndaj Espanyolit. Në përvjetorin e 22-të të këtij momenti, Barcelona e kujtoi ngjarjen përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

“Para 22 vjetësh, Leo Messi bëri debutimin e tij zyrtar me Barçën. Pjesa tjetër është histori”, shkroi klubi katalunas.

Gjatë karrierës së tij me fanellën e Barcelonës, Messi zhvilloi 778 paraqitje, shënoi 672 gola dhe regjistroi 303 asistime, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.

Me Barcelonën, ai fitoi shumë trofe të rëndësishëm, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe dy tripleta historike, në vitet 2009 dhe 2015.

Nga debutimi si talent i ri deri te shndërrimi në një ikonë të futbollit botëror, 16 tetori mbetet një datë e veçantë për klubin katalunas dhe tifozët e tij.

Hapsir Reklamuese