E Diel, 27 Sht 2026
LAJMET25 Sht 2026

Nga 38 mijë në 123 mijë euro me 10% kamatë mujore, Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj Bashkim Mehanollit, Shërbim Berishës dhe Menduart Berishës, të dyshuar për fajde në bashkëkryerje, ndërsa Mehanolli dyshohet edhe për kanosje.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, tre të dyshuarit nga viti 2021 i kanë dhënë një personi gjithsej 38 mijë euro në shuma dhe periudha të ndryshme, me marrëveshje verbale për kamatë mujore prej 10 për qind.

Prokuroria dyshon se të pandehurit kanë shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa shuma e detyrimit, sipas pretendimeve të paraqitura në kërkesë, kishte arritur në 123 mijë euro.

Tre të dyshuarit janë arrestuar më 23 shtator 2026 dhe kërkesa për paraburgim i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit të Krimeve të Rënda.

Deri në momentin e publikimit të informacionit, nuk është bërë e ditur nëse gjykata ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit.

Hapsir Reklamuese