Dhimbje në Malishevë: Sot përcillet për në banesën e fundit 25-vjeçarja shtatzënë

Sot i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçares Jetlira Foniqi, e cila humbi jetën tragjikisht në Malishevë.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, nga ora 18:00, në varrezat e Lagjes Foniqi, ku familjarë, të afërm dhe qytetarë do ta përcjellin për në banesën e fundit.
Jetlira, e cila ishte në javën e 34-të të shtatzënisë, u gjet e plagosur rëndë në dhomën e gjumit. Më pas, u konstatua vdekja e saj.
Sipas Prokurorisë, për rastin dyshohet bashkëshorti i saj, 26-vjeçari Egzon Bytyqi. Edhe ai ishte gjetur i plagosur dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë.
Ngjarja ka shkaktuar dhimbje dhe tronditje të madhe në familje dhe në komunitetin e Malishevës. Rasti vazhdon të jetë nën hetim nga organet kompetente.
Sot, Jetlira Foniqi do të përcillet në banesën e fundit nga familjarët, miqtë dhe qytetarët e pranishëm.
VOK.

