E Diel, 30 Gsh 2026
SPORT24 Gsh 2026

Barcelona shënon 5 gola, por Flick nuk është i kënaqur: “Duhet më shumë kontroll”

Barcelona e ka nisur fuqishëm mbrojtjen e titullit në La Liga, duke mposhtur 5:0 Elchen në udhëtim.

Barcelona shënon 5 gola, por Flick nuk është i kënaqur: “Duhet më shumë kontroll”

Raphinha dhe Fermin Lopez shënuan nga dy gola, ndërsa debutuesi Karim Adeyemi realizoi në ndeshjen e tij të parë me katalunasit. Anthony Gordon kontribuoi me dy asistime.

Pavarësisht fitores, Hansi Flick kërkoi më shumë kontroll nga skuadra, duke kritikuar humbjet e shpeshta të topit në pjesën e parë.

Në fokus ishte edhe Alejandro Balde, i cili mungoi në ndeshje mes raportimeve për interesimin e Manchester Unitedit. Flick tha se mbrojtësi ka “shumë gjëra në mendjen e tij”.

Trajneri gjerman vlerësoi lart Adeyemin, ndërsa për 19-vjeçarin Xavi Espart tha se paraqitja e tij ishte dëshmi e nivelit të talenteve të La Masias.

Barcelona rikthehet më 27 gusht ndaj Athletic Bilbaos.

Hapsir Reklamuese